Shëndeti i syve tek fëmijët kërkon kujdes që në moshë të hershme. Ekspertët këshillojnë prindërit të kontrollojnë përdorimin e pajisjeve elektronike, ndriçimin në ambientet ku qëndrojnë fëmijët dhe të sigurojnë një ushqyerje të shëndetshme.
Shikimi i fëmijëve zhvillohet gradualisht gjatë viteve të para të jetës, ndaj vizitat tek okulisti janë të rëndësishme për zbulimin në kohë të problemeve si miopia, hipermetropia apo çrregullimet e tjera të shikimit.
Për mbrojtjen e syve rekomandohet që foshnjat të mos ekspozohen ndaj dritës së fortë, ndërsa fëmijët të kalojnë më shumë kohë jashtë dhe të kenë distancë të mjaftueshme nga ekranet.
Një rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi. Perimet jeshile, vezët, frutat e pyllit, agrumet dhe bajamet përmbajnë vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në ruajtjen e shikimit të shëndetshëm.




