Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ka ndarë me ndjekësit një moment humoristik nga rrugëtimi i tij para se të bëhej pjesë e këtij formati.
Në një video të publikuar në TikTok, Londrimi ka treguar se vitin e kaluar kishte kërkuar vazhdimisht mundësi për të takuar moderatorin Alaudin Hamiti, me synimin për të realizuar ëndrrën e tij për të hyrë në BBVK.
Ai ka bërë të ditur se këmbëngulja e tij më në fund u shpërblye, pasi jo vetëm u bë pjesë e spektaklit, por arriti edhe të fitojë çmimin e madh falë mbështetjes së publikut.
“Pjesa tjetër është histori”, ka shkruar Londrimi në përshkrimin e videos, duke kujtuar rrugëtimin e tij drejt fitores.




