Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë në rigjykim rastin penal ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray në Fushë-Kosovë në vitin 2023.
Vendimi erdhi pas ankesës së mbrojtjes së Nikës, ndërsa çështja do të shqyrtohet sërish nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Endrit Nika ishte dënuar më herët me 18 vjet burgim nga Themelorja për këtë rast, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar dënim më të lartë.
Avokati i tij, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se Apeli ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka kërkuar rishqyrtimin e rastit, duke theksuar se vendimi i ri duhet të bazohet vetëm në prova.
Ndërkohë, masës së paraburgimit ndaj Nikës i është vazhduar deri në një vendim tjetër të gjykatës.




