Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim senatoren amerikane nga Ajova, Joni K. Ernst, e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, dhe gjeneralmajori Stephen Osborn.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara.
Jashari falënderoi senatoren Ernst për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës dhe FSK-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Palët diskutuan gjithashtu për situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.




