Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i dyshuar se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë kufitarë në Pikë Kalimin Kufitar në Bërnjak.
Rasti është raportuar te Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, pas informatave se i dyshuari kishte tentuar t’u ofronte para zyrtarëve policorë.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari dhe dy dëshmitarë janë intervistuar, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht bankënota që dyshohet se ishte ofruar si ryshfet.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.




