Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka shprehur shqetësim për situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si të jashtëzakonshme dhe duke kërkuar veprime konkrete për funksionalizimin e institucioneve.
Ajo tha se vazhdimi i bllokadës po dëmton demokracinë dhe stabilitetin e vendit, ndërsa kritikoi shkeljet e pretenduara të Kushtetutës dhe rregullave institucionale.
Jashari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të vazhdojë seancën konstituive dhe të ndërmarrë hapa për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Sipas saj, si parti fituese e zgjedhjeve, LVV-ja ka përgjegjësi për formimin e institucioneve dhe nuk duhet të kërkojë më shumë kohë.
PDK, tha Jashari, është e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e situatës, duke theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, stabilitet dhe normalitet politik./EO/




