Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Shqipëria është ekstraduar në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it.
Personi, shtetas kosovar, ishte arrestuar në Shqipëri dhe kërkohej për veprën penale “Vrasje”. Ai ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim.
Pas procedurave të ekstradimit në pikën kufitare në Vërmicë, i dënuari iu dorëzua Policisë së Kosovës për dërgim në qendrën korrektuese, ku do ta vuajë dënimin.




