Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë senatoren amerikane Joni Ernst.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Ulutaş ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it.




