Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Vezir Ramush Hazirajt, i dyshuar për një rast të “vrasjes në tentativë”.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2026 në fshatin Orrobërd të Istogut. I dyshuari, i lindur më 21 shtator 1997, dyshohet se është i armatosur.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojnë autoritetet dhe të mos ndërhyjnë vetë.
Informacionet mund të raportohen në numrin 192, në 0800 19 999, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në adresën elektronike të Policisë së Kosovës.




