Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për tre të dyshuar lidhur me një përleshje të ndodhur më 10 gusht, ku një person u plagos me armë zjarri.
Tre të dyshuarit, H.D., A.D. dhe E.G., janë ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, një i mitur është ndaluar për 24 orë dhe rasti ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndaj H.D. dyshohet për “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armës”, ndërsa A.D. dhe E.G. dyshohen për “Pjesëmarrje në rrahje”.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.




