Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka thënë se vazhdimi i seancës së Kuvendit do të bëhet vetëm pasi partitë politike të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e krizës.
Dehari deklaroi se mbajtja e seancave pa rezultat nuk do t’i shërbente zgjidhjes së situatës, duke theksuar se qytetarët presin funksionalizimin e institucioneve.
Sipas tij, një marrëveshje për presidentin do të mundësonte zhbllokimin e procesit dhe formimin e institucioneve të reja.
“Qëllimi është të gjendet zgjidhja, jo vetëm të mbahen seanca”, tha Dehari./EO/




