PDK ka reaguar për situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se janë tejkaluar afatet kushtetuese dhe po shkelen rregullat e Kuvendit.
Sipas PDK-së, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, ndërsa ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë.
Partia opozitare ka akuzuar pushtetin për cenim të rendit kushtetues dhe ka deklaruar se do ta mbrojë atë me çdo mjet.




