Gjyqtari kosovar Genc Nuza është caktuar të drejtojë ndeshjen mes Ilves dhe Rijekës, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Takimi do të zhvillohet më 13 gusht në Tampere të Finlandës.
Nuza do të asistojë nga Lumturije Muhadri dhe Alban Ejupi, ndërsa Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtar i katërt. Në rolin e AVAR do të jetë Mentor Ajeti.
Kjo është një tjetër paraqitje e rëndësishme e ekipit të gjyqtarëve kosovarë në arenën evropiane.




