Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Janiqisht të Malishevës, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Sipas Policisë, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës ka kaluar në shiritin e kundërt dhe është përplasur me pjesën e përparme të veturës.
Si pasojë, të dy drejtuesit janë dërguar për trajtim në QKUK. Mëngjesin e së martës, rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.




