Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me bllokadën institucionale në vend.
Behrami e ka bërë përgjegjës Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar, duke e akuzuar kryeministrin për shkelje të Kushtetutës.
Sipas tij, Kurti shpeshherë i paraqet veprimet e tij si të motivuara nga interesi i Republikës së Kosovës, edhe kur, sipas Behramit, ato bien ndesh me Kushtetutën.
Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste në Klan Kosova, ku diskutoi për krizën dhe bllokadën institucionale./EO/




