Federata e Boksit e Kosovës po zhvillon një kamp shtatëditor në Gjakovë, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Kampi, që mbahet nga 6 deri më 13 gusht me mbështetjen e KOK-ut, synon përmirësimin e formës fizike, teknike dhe taktike të boksierëve.
Në kamp marrin pjesë Bashkim Bajoku, Lumturim Xhoxhaj, Shpëtim Bajoku dhe Taulant Jakupi, nën drejtimin e trajnerëve Shefki Bogujevci, Leo Hoxha dhe Lekë Ramoja.
Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Itali nga 21 gushti deri më 3 shtator.




