Unaza e fejesës së Georgina Rodríguez, partneres së Cristiano Ronaldos, po tërheq vëmendje për vlerën e saj të jashtëzakonshme.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve të bizhuterive, çmimi i unazës varion nga rreth 1.7 milionë deri në mbi 8.6 milionë euro, në varësi të karakteristikave të diamantit.
Disa vlerësime e vendosin vlerën e saj në rreth 2.6 milionë euro, ndërsa të tjera deri në 4.3 milionë euro.
Diamanti qendror, me prerje ovale, është vlerësuar nga ekspertë të ndryshëm nga mbi 25 karatë deri në 50 karatë.
Megjithatë, madhësia dhe vlera e saktë e diamantit nuk janë konfirmuar zyrtarisht.




