E mërkura do të sjellë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në zonat e larta malore mund të ketë vranësira të pakta.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 11 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 36°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.




