Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy (2) ekstradime nga shtete të ndryshme drejt Kosovës.
Më datën 12.08.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës M.T., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas ekstradimit i dyshuari iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.
Ndërsa më datën 13.08.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Serbisë I.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas ekstradimit i dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.




