Ushtarët italianë të angazhuar në misionin e KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje me qitje reale në poligonin Razorback, pranë Prishtinës.
Stërvitja kishte për qëllim ruajtjen e aftësive në përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operative dhe koordinimit ndërmjet pjesëtarëve.
Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla kontribuojnë në gatishmërinë operacionale dhe ndërgjegjësimin për situatën, duke mbështetur angazhimin e misionit për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.




