Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se F.S., i arrestuar sot në pikën kufitare në Merdare nën dyshimin për spiunazh, është ndaluar për 48 orë.
Pas arrestimit, hetuesit policorë kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarit në Dragash, ku janë sekuestruar 39 mijë e 500 euro, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente që dyshohet se lidhen me rastin.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.




