Këngëtarja Iliriana ka festuar ditëlindjen, ndërsa partneri i saj, Adri, është kujdesur që ta surprizojë në një moment të veçantë.
Edhe pse çifti ishte i angazhuar në një dasmë, Adri e ka uruar Ilirianën sapo ora shënoi mesnatën. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të saj me një buqetë me trëndafila të kuq.
“Urime ditëlindja dashuri”, ka shkruar Adri krahas fotografisë.
Urimi i tij i ëmbël ka marrë vëmendje nga ndjekësit, ndërsa çifti vazhdon të jetë i pranishëm si në skenën muzikore, ashtu edhe në jetën publike.





