Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.
Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të arrijë marrëveshje me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja.
Ai vlerësoi se kandidati duhet të ketë merita, kontribut dhe të jetë i dëshmuar në profesion e shoqëri.
Kurti gjithashtu uroi 100 kadetët që përfunduan me sukses trajnimin pesëmujor dhe iu bashkuan Shërbimit Korrektues të Kosovës./EO/




