Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve.
Gjatë aksionit, RDK ka vendosur pankarta me fotografitë e Albulena Haxhiut, Albin Kurtit dhe Avni Deharit, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.
Kryetarja e RDK-së, Arbnore Salihu, tha se aksioni synon të rikujtojë detyrimet që dalin nga Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.
Ajo kërkoi nga Vetëvendosje dhe deputetët që të mundësojnë vazhdimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se asnjë parti apo deputet nuk është mbi Kushtetutën./EO/





