Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për Ngushticën e Hormuzit, duke kundërshtuar pretendimet për kontrollin amerikan mbi këtë zonë strategjike.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se ngushtica nuk mund të merret nën kontroll përmes kërcënimeve apo fuqisë ushtarake.
Sipas tij, Irani do të vendosë për hapjen apo mbylljen e trafikut në Hormuz dhe ka paralajmëruar se bllokada do të vazhdojë derisa SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin e saj.
Gharibabadi ka kritikuar edhe pretendimin e Trumpit se Uashingtoni mund ta marrë nën kontroll ngushticën, duke e cilësuar një gjë të tillë si të pamundur përmes deklaratave politike apo veprimeve ushtarake.




