Ushtarët hungarezë të caktuar në Batalionin Rezervë Taktik të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje taktike në nivel kompanie pranë Obiliqit.
Stërvitja u fokusua në luftimin në hapësira të afërta (CQB) në një mjedis urban kompleks dhe përmbylli një cikël intensiv tre-mujor trajnimi.
Në ushtrim u përdorën automjete të blinduara dhe një helikopter H145M i KFOR-it, ndërsa pjesë e tij ishin edhe kapacitetet zvicerane kundër dronëve dhe ekspertiza rumune për eliminimin e mjeteve shpërthyese.
Sipas KFOR-it, trajnime të tilla synojnë të rrisin gatishmërinë, aftësitë taktike dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.




