Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj I.M., i cili u arrestua të dielën gjatë një operacioni policor në Zveçan.
Arrestimi është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ndërsa pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për paraburgim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjatë operacionit janë kryer edhe veprime të tjera hetimore. Prokuroria Speciale ka publikuar gjithashtu pamje nga aksioni dhe arrestimi i të dyshuarit.
Vendimin për masën e sigurisë ndaj I.M. pritet ta marrë Gjykata Themelore në Prishtinë.




