Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes, përfshirë Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, të rikthehen në sallën e Kuvendit dhe të përmbyllin procesin e konstituimit.
Çitaku ka thënë se marrëveshjet politike nuk mund të jenë mbi Kushtetutën dhe se deputetët kanë obligim të themelojnë institucionet e vendit.
Ajo ka akuzuar Vetëvendosjen për shkaktimin e krizës institucionale dhe ka kërkuar që procesi i konstituimit të përfundojë sa më shpejt.
Çitaku ka theksuar se PDK-ja mbetet në opozitë, ndërsa ka përsëritur se Kushtetuta duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike./EO/




