Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar për vazhdimin e moskonstituimit të Kuvendit, duke thënë se situata duhet të shqetësojë të gjithë.
Ajo ka deklaruar se deputetët janë zgjedhur për të punuar dhe se asnjë fitore zgjedhore nuk mund të jetë mbi Kushtetutën.
Sipas Kabashi-Ramajt, kriza institucionale po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët dhe funksionimin e shtetit, duke përmendur shëndetësinë, sigurinë, arsimin, bujqësinë dhe sektorin privat.
Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e mban shtetin të bllokuar dhe ka paralajmëruar se dobësimi i institucioneve dhe mungesa e mbikëqyrjes parlamentare rrezikojnë demokracinë në vend./EO/




