Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të përmbushë kushtet e përcaktuara në memorandumin mes dy vendeve.
Sipas tij, Teherani kërkon heqjen e bllokadave ndaj porteve, lirimin e aseteve të ngrira, lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës dhe ndaljen e kërcënimeve ushtarake.
Qalibaf ka theksuar se ngushtica nuk do të rihapet pa përmbushjen e këtyre kushteve. Hormuzi është një nga rrugët kryesore për transportin global të naftës dhe gazit.




