Situata e zjarreve në Shqipëri është përmirësuar gjatë së martës, me shtatë vatra të regjistruara, prej të cilave katër mbeten aktive.
Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar rreth 140 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.
Vatra aktive janë raportuar në Dajt, Priskë, Lufaj të Mirditës dhe Malin e Tërbunit në Pukë. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Monitorimi dhe ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë në të gjithë vendin.




