Një 49-vjeçar nga Nerodimja e Poshtme është arrestuar në pikën kufitare Karasovići në Kroaci, pasi ndaj tij ishte lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar me kërkesë të Interpolit në Beograd.
Serbia e akuzon B.B. për krime lufte ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë. Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat.
Gjykata e Qarkut në Dubrovnik i ka caktuar paraburgimin, ndërsa autoritetet serbe kanë 40 ditë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për kërkesën për ekstradim.
Vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata kroate pas shqyrtimit të dokumenteve.




