Aktori britanik Callum Turner ka folur për herë të parë publikisht për martesën e tij me këngëtaren shqiptare Dua Lipa, duke e cilësuar ceremoninë në Itali si “të jashtëzakonshme”.
Në një intervistë për *Esquire*, Turner tha se martesa ishte “dita më e bukur e jetës sime”, ndërsa tregoi se vëmendja e publikut pas ceremonisë ka qenë disi surrealiste.
“Është e çuditshme kur diçka kaq personale ndodh në jetën tënde dhe më pas flitet publikisht për të”, tha ai.
Aktori 36-vjeçar foli edhe për dëshirën për të krijuar familje me Dua Lipën, duke thënë se do të donte të kishte fëmijë.
Çifti u martua fillimisht në një ceremoni private në Londër, ndërsa më pas organizoi një dasmë më të madhe në Palermo të Italisë, ku morën pjesë familjarë, miq dhe figura të njohura të muzikës e filmit.




