Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar zyrtarët e VV-së, duke thënë se nuk ka dëgjuar ndonjë prej tyre të kundërshtojë shkeljet e Kushtetutës së Kosovës.
Hamiti ka pretenduar se zyrtarët e VV-së heshtin kur, sipas tij, shkeljet bëhen nga Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka rikujtuar edhe deklaratat e Kurtit gjatë kohës sa ishte në opozitë, kur i quante “superkriminelë” ata që shkelnin Kushtetutën.
Hamiti ka thënë se qytetarët mund t’i ndëshkojnë politikisht ata që shkelin Kushtetutën përmes votës.




