Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë shpenzimet për të emëruarit politikë në institucionet qeveritare.
Ramadani tha se janë 463 të emëruar politikë, pagat e të cilëve, sipas tij, arrijnë në rreth 486 mijë euro në muaj. Me shpenzimet për telefona, automjete, karburant dhe reprezentacion, ai pretendon se kostoja kalon gjysmë milioni euro.
Ai akuzoi Qeverinë për shkelje ligjore, kushtetuese dhe financiare, duke kërkuar identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e masave ligjore.
Ramadani tha se këto shpenzime rëndojnë mbi buxhetin e Kosovës dhe kërkoi që Prokuroria të nisë hetimet për pretendimet e tij.




