Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për kontrabandim me migrantë.
Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2025, tre të dyshuarit kishin organizuar transportimin e 10 shtetasve të Egjiptit, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri.
Dy prej të akuzuarve u kapën nga policia pranë urës së fshatit Shkozë, ndërsa i dyshuari i tretë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, migrantët kishin paguar gjithsej 25 mijë euro për rrugëtimin deri në Serbi.




