Në Kosovë, gjatë muajit qershor 2026 janë regjistruar 147 shkurorëzime, 30 më shumë se në maj, kur ishin regjistruar 117 raste.
Sipas të dhënave administrative, numri i divorceve është rritur për 25.6 për qind brenda një muaji.
Në qershor janë regjistruar edhe 1 mijë e 279 kurorëzime, 23.3 për qind më shumë se në maj. Po gjatë këtij muaji janë regjistruar 2 mijë e 674 lindje dhe 920 vdekje.
Të dhënat tregojnë se në qershor, për çdo 100 kurorëzime janë evidentuar rreth 11.5 shkurorëzime. Ky raport nuk nënkupton se martesat e lidhura gjatë qershorit janë ato që janë prishur.




