Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se ngërçi politik po sjell pasoja për vendin.
Në një përgjigje për RTV21, ambasada ka kërkuar nga liderët politikë që të bashkëpunojnë dhe institucionet t’i formojnë në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës me humbje mundësish. Udhëheqësit duhet t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët”, thuhet në përgjigje.




