Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin me Kadri Veselin në Hagë.
Ai tha se Veseli është shfaqur i qetë dhe i fortë, duke shprehur bindjen se më 16 shtator do të jetë i lirë së bashku me bashkëluftëtarët e tij.
Gruda theksoi se burgu mund ta kufizojë lirinë fizike, por jo shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin.




