Me datën 20.08.2026, rreth orës 17:25, në stacionin policor në Kaçanik është paraqitur një ankues, i cili ka raportuar se në fshatin Doganaj, gjatë një mosmarrëveshjeje, ishte kanosur me armë zjarri.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuar. Gjatë kontrollit, jashtë shtëpisë, në një hapësirë me barishte, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë) pa fishekë.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, i dyshuari B.C, 16 vjeç është ndaluar për 24 orë, ndërsa i dyshuari tjetër madhor është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja me armë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.




