Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe KRU “Prishtina” kanë diskutuar për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë takimit u shqyrtuan rezultatet e analizave, aktivitetet monitoruese, projektet dhe raportet që janë përfunduar apo janë në proces.
Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, theksoi angazhimin e kompanisë për furnizim të vazhdueshëm dhe sigurimin e ujit të sigurt për qytetarët.
Ndërsa drejtoresha e IKSHPK-së, Ardita Baraku, tha se do të vazhdojë monitorimi i rregullt dhe vlerësimi i analizave, me qëllim të reagimit në kohë ndaj çdo rreziku për cilësinë e ujit.
Të dy institucionet u dakorduan për shkëmbim të rregullt të informacionit dhe koordinim të aktiviteteve për mbrojtjen e shëndetit publik.




