Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar sportistët e Kosovës në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku ata po qëndrojnë gjatë Lojërave Mesdhetare.
Ajo tha se gjatë vizitës ka takuar nga afër ekipin kosovar dhe ka biseduar me sportistët për garat dhe sfidat që i presin.
Haxhiu u ka uruar sukses sportistëve, duke shprehur shpresën që Kosova të rikthehet nga Taranto me medalje.




