Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që Hashim Thaçi të rikthehet në detyrën e Presidentit të Kosovës pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij.
Në një postim në Facebook, Tahiri tha se qëndrimi i tij për Thaçin ka marrë mbështetje edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai deklaroi se pas përfundimit të procesit më 16 shtator, Thaçi dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë duhet të lirohen.
Sipas Tahirit, kthimi i tyre do të përbënte, siç u shpreh ai, një hap drejt tejkalimit të një padrejtësie të zgjatur.




