Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Prishtinë komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë, gjeneral brigade James C. Fowler.
Gjatë takimit është diskutuar situata e sigurisë në rajon, si dhe aktivitetet dhe prioritetet e KFOR-it.
Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.




