Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime dhe vizita në institucione që merren me administrimin e zgjedhjeve.
Gjatë qëndrimit, delegacioni ka parë nga afër procesin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës dhe ka vizituar kompaninë amerikane ES&S në Omaha, për t’u njohur me teknologjitë e përdorura në zgjedhje.
Në Uashington, përfaqësuesit e KQZ-së janë takuar me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Departamentit të Tregtisë dhe Bordit Zgjedhor të Distriktit të Kolumbias.
Në takime është diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe mundësitë e përdorimit të teknologjisë për përmirësimin e administrimit të zgjedhjeve në Kosovë.




