Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorë, duke filluar nga sot.
Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë rreth dy javë dhe vjen për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.
Vendimi është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së vizitorëve dhe punëtorëve gjatë realizimit të punimeve në këtë monument kulturor.




