Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Hamza e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.
Ai e cilësoi Francën si shtet mik të Kosovës dhe i uroi Guerot sukses në angazhimet e ardhshme.




