Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend, ku po zhvillon takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Në takim marrin pjesë edhe Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.
Kurti tha se palët po diskutojnë me vullnet të mirë për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.
“Gjithmonë pres më të mirën”, tha Kurti para takimit, duke theksuar se detajet do të mbahen konfidenciale deri në arritjen e marrëveshjes./EO/




