Screenshot
Gani Durmishaj është larguar nga grupi punues i Ministrisë së Bujqësisë, me vendim të ministrit Armend Muja.
Vendimi vjen pas debateve të vazhdueshme lidhur me pretendimin e Durmishajt se përfaqëson Shoqatën e Industrisë së Qumështoreve të Kosovës.
Sipas pretendimeve të paraqitura për këtë çështje, vendime të Gjykatës Themelore dhe të Apelit kanë kontestuar pozitën e tij si kryetar i kësaj shoqate.
Çështja është diskutuar edhe në kuadër të debatit për përdorimin e vajit të palmës në produktet e qumështit dhe ndikimin e tij në tregun kosovar.
Ministria e ka paraqitur largimin e Durmishajt si masë për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë ushqimore dhe interesin e konsumatorëve./EO/




