PDK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, duke i akuzuar për ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve qeveritare dhe mandatit të deputetit.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se bëhet fjalë për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mosekzekutim të vendimeve gjyqësore.
Sipas PDK-së, zyrtarët kanë vazhduar të marrin vendime edhe pas betimit si deputetë. Në kallëzim përmendet edhe mbledhja e Qeverisë e 12 gushtit, ku u miratuan 24 vendime, disa me pasoja financiare.
PDK kërkon nga Prokuroria Speciale që të hetojë pretendimet dhe veprimet e të dyshuarve.




